E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina rikthehet Laveci dhe Gago


Argjentina po mendon për 2 ndeshjet e radhës së eliminatoreve të Botërorit të vitit 2014 me Bolivinë dhe Kolumbinë. trajneri Alehandro Sabeja ka bërë të ditur listën e të grumbulluarve për këto dy sfida  ku të bie në sy rikthimi i sulmuesit të Napolit, Ezekiel Laveci.

Së bashku me Lavecin, te përfaqësuesja amerikano-latine janë grumbulluar edhe Romero, Anduhar, Burdiso, Fernandes, Denis dhe Gago. Në 11 nëntor, Argjentina do të luajë me Bolivinë, ndërsa 4 ditë më vonë ajo do të përballet me Kolumbinë.

Objektivi i skuadrës bardhekaltër është të harrojë humbjen me Venezuelën dhe të sigurojë një vazhdimësine në rezultate. Ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës së Sabejës përbëhet nga Demikelis, Monzon, Zabaleta, Roho në mbrojtje, Maskerano, Banega, Patore, Gaitan, Soza e Guinasu në mesfushë si dhe Messi, Di Maria, Higuaìn e Aguero në repartin e sulmit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Ethet e derbit të Italisë
Këtë fundjavë e gjithë vëmendja në kampionatin italian është e përqendruar tek sfida mes Interit dhe Juventusit. Ai që e përjeton në mënyrë të vecantë këtë supersfidë është pikërisht Andrea Pirlo, i cili më parë është përballur me zikaltrit kur ishte futbollist i Milanit. Golat, Real mund Barçën
Reali i Madridit arrin të mundë Barcelonën dhe këtë e bën në numrin e golave të shënuar. Gjatë këtyre 2 sezoneve të fundit, skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo ka një avantazh në këtë aspekt me 191 gola të shënuar kundrejt 188 të katalanasve. Inter shet Shnajder për Hazardin
Interi nxjerr Uesli Shnajder në merkaton e tranferimeve. Lajmi publikohet nga e përditshmja britanike ‘Daily Mail’, sipas së cilës klubi zikaltër po kërkon një skuadër për të transferuar holandezin me synimin për të arkëtuar më shumë të ardhura. Milan me shumë mungesa përballë Romës
Roma-Milan është një tjetër ndeshje interesante në këtë javë të Serisë A. Në Olimpiko, do të përballen 2 skuadra të cilat vijnë pas rezultatesh të ndryshme në mesjavë, Roma humbi me Xhenoan 2-1, ndërsa kuqezinjtë fituan me Parmën 4-1. Milan, Allegri: Ndeshje titulli ndaj Romës
Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, mendon se ndeshja ndaj Romës (të shtunën në orën 18.00) do të jetë tejet e rëndësishme në luftën për titullin kampion.

Lajmet kryesore

“Raporti i KE? Shumë nota jokaluese”
Ambasadori danez: Qeveria ka më shumë përgjegjësi
Wikileaks, gjobë Taulant Ballës
Omari: Projektligjet me 3/5 të rikthehen për diskutim
Berisha përuron rrugë në Tropojë
BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›