Dalin ne drite doreshkrimet e Fejzi Alizotit
Pas një shekulli dalin në dritë dorëshkrimet e Fejzi Alizoti një prej politikanëve të shquar të periudhës 1912-1944. Bëhet fjalë për 4 blloqe ku janë të përmbledhura kujtimet e politikanit i cili për 30 vjet mbajti poste të rëndësishme në shtetin shqiptar.
Stërmbesa e Alizotit sqaron për abc neës arsyen pse këto dokumenta qëndruan kaq gjatë të panjohura dhe pse ajo ka vendosur t’i dorëzoi në Arkivin e shtetit.
Pjesa e kujtimeve që i ka shpëtuar flakës së shkatërrimit është ajo e viteve 1891-1921, e cila është përmbledhur në një libër redaktuar nga Kastriot Dervishi.
Ndërsa më e rëndësishme do të ishte periudha nga 1922-1944, dokumenta të cilat do të ishin më shume se një rrëfim për politikën e atyre viteve, e cila nuk është
mundur të ruhet prej familjarëve.
Mjaft interesante janë përshkrimet e Alizotit për rrethanat e ardhjes së pushtuesve serbë në Kosovë. Alizoti ka qenë shqiptari i fundit që u largua nga administrata në vitin 1912 dhe shqiptari i parë, që u rikthye në administratë me një post të lartë në vitin 1941.