Argjentinasi Zarate vihet në shenjestrën e Realit
Romë - Mauro Zarate është objektivi numër një i Realit të Madridi, publikon sot e përditshmja Sport në Spanjë. Emri i sulmuesit të Lacios ka zgjuar interesimin e Shusterit dhe Mihajloviçit tek kampionët e Spanjës, por ndryshe qëndron situata në anën tjetër.
“Lacialët duhet të qëndrojnë të qetë, dhe nuk kanë pse të shqetësohen nga këto spekullime absurde, -shprehet vëllai i lojtarit. –Vëllai im aktualisht është duke menduar vetëm për skuadrën e tij, Lacion, dhe këtë javë kemi folur me presidentin e klubit për ecurinë e ekipit. Mauro është plotësisht i angazhuar me Lacion dhe e ardhmja e tij është vetëm me çelestët”.
Fjalët e Serxho Zarates, i cili është edhe menaxheri i tij, janë mëse të qarta rreth fatit të lojtarit, dhe të vetë klubit të Lacios. Lojtari po kalon një gjendje të mrekullueshme me skuadrën e Lacios, dhe dëshira e tij më e madhe aktualisht është të grumbullohet me përfaqësuesen argjentinase.
Vetë lojtari shprehet: “Do të qëndroj tek Lacio. Me pëlqen ambienti këtu, dhe po kaloj një moment të bukur. Tani po mendoj vetëm për një thirrje të Maradonës”.