Dinamo nis merkaton e dimrit me lojtarët e Partizanit
Tiranë (Start)- Skuadra e Dinamos ka filluar merkaton e dimrit, pasi ka siguruar shërbimet e lojtarit Elis Bakaj nga skuadra e partizanit. Flitet që blutë i kanë ofruar presidentit Xhani 100 mijë euro për lojtarin. Kampionët po mendojnë të rrëmbejnë edhe Hallaçin, i cili nuk po kalon një moment të mirë tek Partizani.
Dinamo ndodhet në vendin e parë të klasifikimit, me pesë pik më pak se Tirana e vendit të parë. Një pjesë e mirë e lojtarëve me të cilët Dinamo u shpall kampione, u larguan gjatë verës. Presidenti Sulaj po mendon të bëj të pamundurën për të marrë disa lojtarë të rinj në këtë merkato për të pretenduar sërish për titullin.
Dy futbollistët e Partizanit do t’i zgjidhnin mjaft punë trajnerit kroat, Daliç. Këtë javë kampionët do të udhëtojnë në transfertën e vështirë të Peqinit. Shkumbini ndodhet përpara kampionëve në renditje, dhe një fitore me ta do t’i rregullonte mjaft pozitat e bluve