Teuta, perleshje me arme mes dy futbollisteve

Protagonist ne kete perleshje ka qene 30 vjecari Buna, i cili goditi me qyten e pistoletes kolegun me te ri ne moshe.
Dy futbolliste te klubit te Teutes jane konfrontuar ne nje sherr banal ku nuk kane munguar dhe armet e zjarrit. Behet fjale per 30 vjecarin Qazim Buna dhe futbollistin e te rinjve, Armand Pashja.
Protagonist ne kete perleshje ka qene 30 vjecari Buna, i cili goditi me qyten e pistoletes kolegun me te ri ne moshe. Policia ka shoqeruar futbollistin ne komisariatin e qytetit bregdetar, ndersa presidenti Edmond Hasanbelliu e ka perjashtuar menjehere nga skuadra.
Edhe pse ngjarja ka ndodhur para dy ditesh ne Durres, policia nuk ka dhene detaje rreth shkaqeve qe cuan ne sherrin banal mes dy lojtareve ne fjale, ndersa mesohet se i riu Pashja ka marre plage te lehta.