E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëv vlerëson ArgjentinënMerkel e Balak në stadium

JOHANESBURG- Në kampin e Gjermanisë i druhen shumë përballjes me Argjentinën në çerekfinale, ndërsa trajneri Joakim Lëv ka vlerësuar cilësitë e mëdha që ka skuadra e Maradonës. E megjithatë, duke marrë shembull edhe nga përballja me Anglinë, Lëv thotë se asgjë nuk është e pamundur për skuadrën e tij të re dhe të mbushur me talente.

“Argjentina ka shumë forcë, është e vështirë të gjesh pikat e tyre të dobta dhe mendoj se ata janë favoritë për të fituar Kupën e Botës. Kanë një mbrojtje me shumë eksperiencë, ndërkohë që në sulm nuk kanë vetëm Mesin, por edhe futbollistë të tjerë të frikshëm”, deklaroi Joakim Lëv. Për ndeshjen me Argjentinën, Gjermania do të ketë mbështetje në stadium edhe nga kapiteni i dëmtuar Mikael Balak si edhe kancelarja Angela Merkel, e cila ka braktisur çdo aktivitet politik për të ndjekur kombëtaren e saj.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›