E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentine, Boca Juniors fiton titullin kampion

Boca Juniors është kampionia e Argjentinës. Titulli u vendos në ndeshjen e fundit të kampionatit, pasi ishin tre skuadra që ishin me pikë të barabarta deri në fund, një gjë e rrallë për kampionatin argjentinas.

Boca u duk sikur do të humbte titullin kur në ndeshjen e fundit pësoi gol nga një prej skuadrave rivale për titullin, Tigres që shënoi me anë të Laksaros me kokë.

Pavarësisht se ndeshja u mbyll 1-0, Boca Juniors fitoi titullin falë golavarazhit pasi ishte plus 1, ndërsa Tigre dhe San Lorenco dy rivalet e tjera kishin një bilanc golash më negativ.

Tifozët e Bocas u mblodhën në obeliskun e Buenos Airesit, duke shpërthyer fishekzjarre dhe duke valëvitur flamujt nëpër makina. Ky ishte titulli i 23-të i Boca Juniors, megjithatë ka ende një diferencë prej 10 trofesh me River Plejtin, i cili në 2008-n zhvilloi një nga sezonet më të dobta në histori duke u renditur në vendin e fundit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›