E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool, Benitez rikthehet pas operacionit

Rafael Benitez do rikthehet ne pankinen e Liverpool per ndeshjen e Premier League kunder Bolton.

Tekniku spanjoll qe iu nenshtrua nje nderhyrjeje kirurgjikale ne veshka gjate diteve te shkuara, e ka marrre veten dhe pritet te drejtoje “The Reds” per ndeshjen qe do zhvillohet ne “Anfield Road” kete fundjave.

Lajmin e konfirmon zv/trajneri Sammy Lee. “Rafael ndien ende dhimbje, por te premten do jete i pranishem ne pankine”, theksoi ai.

Lee ka folur edhe per sulmuesin e demtuar Fernando Torres. “Duhet ende te punoje per te arritur formen 100 %”, shtoi numri 2 i pankines se kryesuesve te Premier League. Torres vuan nga nje terheqje muskulare dhe pritet te ai te luaje vetem ne muajin janar.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›