E Hënë, 2 Nëntor 2026

Argjentinë, Fernandez merr kreun e shtetit pas të shoqit

Cristina Fernandez De Kirchner ka fituar në zgjedhjet presidenciale në Argjentinë, dhe rezultatet tregojnë se nuk do të jetë i nevojshëm një raund i dytë dhe ajo do të jetë e para grua në postin e lartë. Zonja Fernandez doli para publikut të dielën në mbrëmje në Buenos Aires pasi rezultatet e para zyrtare dhe anketat në qendrat e votimit lanë të kuptohej se ajo do të pasojë të shoqin në detyrën e presidentit, duke deklaruar se kishte fituar me një diferencë të madhe.
Kandidati Lavagna e ka pranuar humbjen por zonja tjetër pretendente Carrio ende po pret për rezultatet. 54 vjeçarja, tre herë senatore hyri në fushatë këtë vit pasi i shoqi Presidenti Nestor Kirchner deklaroi se do të largohej nga detyra pas një mandati në këtë post.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›