Sulm ndaj talebanëvë në jug të Afganistanit, 80 të vrarë
Ushtarët, të cilët bëjnë pjesë në trupën e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të dhe në forcat afgane të sigurisë, kanë vrarë në jug të Afganistanit rreth 80 talebanë radikalislamik.Sipas trupës së koalicionit, talebanët kishin sulmuar në provincën e Helmandit një patrullë. Aleatët , më pas, kishin kundërsulmuar kryengritësit me luftime disa orëshe dhe të mbështetur po ashtu nga avionët ushtarakë. Për viktima civile deri tani nuk ka të dhëna.