E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndërpriten bisedimet Turqi-Irak për rebelët kurdë

Zyrtarë turq dhe irakianë deklaruan sot se nuk kishte plane për zhvillimin e bisedimeve të tjera midis Turqisë dhe një delegacioni irakian në Ankara për arritjen e një marrëveshjeje lidhur me masat kundër rebelëve kurdë të vendosur në veri të Irakut.

Turqia hodhi poshtë mbrëmjen e kaluar një sërë propozimesh të ministrit irakian të Mbrojtjes, Abdel Qader Jassim si të pamjaftueshme dhe që kërkojnë shumë kohë për të hyrë në fuqi. Zyrtarët, të cilët nuk pranuan të identifikoheshin, deklaruan për agjencinë Reuters se delegacioni irakian, që përbehej nga zyrtarë të ushtrisë amerikane dhe të qeverisë së rajonit kurd të Irakut, do të largoheshin nga Turqia sot në mesditë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›