Argjentine-Spanje miqesore luksi per te shkurorezuar kampionet

Argjentina do te kete nje mundesi arte sot per te zbritur nga froni i kampiones se botes Spanjen ne nje miqesore luksi qe do te zhvillohet ne River Plate Estadio Monumental. Amerikanojugoret te cilet u larguan ne menyre te turpshme nga Kampionati i fundit Boteror do te bejne te pamunduren per te rifituar dinjitetin e humbur kesaj radhe me debutimin e Sergio Batistes ne pankine pas largimit te Maradones. Batista nuk ngurroi ta quante miqesoren e sotme nje sfide te bukur. Ai shtoi Ne duhet ta kopjojme Spanjen ne shume drejtime pasi ata mbeten nje shembull. Nje rezultat pozitiv ne kete miqesore mund ti siguroje Batistes konfirmimin e besimit te palekundur te federates. Trajneri argjentinas ka therritur per kete takim disa emra te njohur te futbollit argjentinas te cilet ishin injoruar me pare nga El Pibe Dor. Nder ta jane mesfushori i Interit Esteban Cambiasso. Nga ana tjeter Spanja nuk ka luajtur ne Argjentine qe prej vitit 1978 kur ata deshtuan te arrinin cerekfinalet ne Kupen e Botes. Te premten La Roja mposhti 4-0 modestet e Lihtenshtjnit ne fazen e grupeve te Euro 2012.