Derbi ballkanik Bullgari - Mali i Zi sfida tjeter e grupit G

Sfida tjeter e vlefshme ne grupin G te Euro 2012 eshte derbi ballkanik mes Bullgarise dhe Malit te Zi ndeshje qe zhvillohet ne Sofje. Djemte e Stanimir Stoilovit u del detyra te mposhtin fqinjet e tyre nese duan te mbeten ende ne gare per nje vend ne Evropianin e ardhshem qe do te luhet ne Poloni dhe Ukraine. Bullgaria pesoi nje humbje te turpshme 4-0 ne Wembley perballe Anglise ne ndeshjen e pare. Nderkohe qe Mali i Zi mposhti minimalisht 1-0 Uellsin me nje gol te sulmuesit te Romes Mirko Vucinic duke hapur oreksin per nje vend ne play-off. Diten e sotme Uellsi eshte pushim.