E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentine i bie avioni ne dhomen e gjumit

Është zgjuar i shokuar, i trembur e me një avion të varur në dhomën e tij të gjumit. Argjentinasi Roberto Osvaldo Mendez ka shpëtuar mrekullisht, ashtu siç kanë mundur të mbijetojnë edhe dy personat të cilët me avionin e tyre i kanë çarë mespërmes çatinë e shtëpisë për të përfunduar në dhomën e tij të gjumit.

Si të mos mjaftonte kjo, nga një e carë në avion rridhte karburant e për Mendezin nuk ishte koha të mendonte për mobiljet dhe shtëpinë e shkatërruar pasi kishte rrezik nga ndonjë shpërthim. Ai menjëherë uli automatin duke u shpëtuar jetën dhe shkatërrimtarëve të banesës së tij, 59-vjecarit pilot Guillermo Thomas dhe pasagjeres së tij 53-vjecare Remilly Molini.

Të dy u trajtuan në spital për plagë të lehta. Banesa ku ende shihen copra të avionit Star Light LV-X-207 është evakuar, pasi sipas  zjarrfikësve ka ende rrezik që të shembet për shkak të dëmeve strukturore.

Delina Bitraku

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›