Bie qeveria Slovakia kunder fondit te shpetimit

Sllovakia hodhi poshtë propozimin për fondin e shpëtimit evropian; duke mbetur kështu edhe pa qeveri. Parlamenti në Bratisllavë, vendi i fundit që ratifikonte zgjerimin e fondit, votoi kundër duke hedhur poshtë zgjerimin e fondit të BE-së. Kryeministrja Iveta Radicova e kishte kthyer votimin për fondin në votëbesim për qeverinë e saj. Një ditë më pas Sllovenia zgjohet pa qeveri dhe i vetmi vend që nuk ka miratuar planin kyc për tejkalimin e krizës brenda Eurozonës. Menjëherë pas votimit kryeministrja e qeverisë së koalicionit të qendrës së djathtë dha dorëheqjen:
“Asnjë kryeministër nuk mund të mbështetë një rezultat si ai i këtij votimi . Sepse e dimë sikundër dhe partnerët tanë në koalicion se Republika Sllovake ka vetëm një mundësi për të tejkaluar këtë periudhë krize; duke u mbështetur në bashkëpunimin me partnerët evropianë, së bashku me vendet e tjera anëtare”, tha Ivet Radicova.
Ministri i Jashtëm Mikulas Dzurinda deklaroi më herët se në rast dështimi, Radicova do të udhëheqë negociatat për një qeveri të re. Sipas tij, shpresat nuk janë shuar ende. Falë votës së opozitës, mundet që në një votim të ri po këtë javë, të arrihet shumica e nevojshme. Ndryshe nga ligjet e vendit, për marrëveshje jashtë kufijve, duhet të merret për herë të dytë edhe vota e parlamentit. Opozita tha se voton “pro”, vetëm me një kusht. Socialdemokratët janë parimisht të gatshëm t'i vijnë në ndihmë qeverisë në të këtë çështje. Kryetari i partisë Robert Fico kërkon megjithatë vendosjen e një date për zgjedhje të parakohshme.
Delina Bitraku