E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasja per paktin Meksi Te ngrihet komisioni Ad Hoc

Kush e ka fajin që Shqipëria me të gjitha gjasat humb për të dytin vit rradhazi statusin e vendit kandidat. Vetëm një ditë përpara një vendimi të tillë të pritshëm nga BE, ka nisur debati që mesa duket do të mbajë gjatë të përqëndruar politikën vendase. Opozita thotë se ka nga 12 kushtet e vëna nga BE, vetëm ai që ka të bëjë me miratimin e ligjeve me 3/5 ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës në parlament, ndërsa 11 të tjerët janë ekzluzivitet i maxhorancës, në adresë të së cilës, thotë deputeti socialist Eduart Shalsi, opozita ka nisur të kërkojë dialogun përmes paktit me 10 pika që i ka ofruar.

“Nuk jemi ne problemi i Shqipërisë. Problemi i Shqipërisë është Sali Berisha. Ai nuk është i interesuar që ta afrojë Shqipërinë drejt integrimit europian, sepse nuk do t’i jepte atij dorë të lirë të bënte me Shqipërinë, ashtu sikundër po bën tani. Ai nuk ka ndërmend as të negociojë dhe as të bashkëpunojë në të mirë të Shqipërisë. Ne do të bëjmë gjithçka duhet dhe gjithçka është në dorën tonë për ta integruar Shqipërinë në BE”, tha Shalsi.

“Janë disa pika nga rekomandimet e BE-së, nga 12 pikë që kërkojnë 3/5 dhe gjysma e tyre do vullnetin e bashkëpunimit mes opozitës dhe maxhorancës. Kështu që, fajtori kam përshtypjen unë është shumë i qartë, në momentin që opozita nuk bëhet bashkëpunuese por bëhet bllokuese”, tha deputetit i PD-së, Gerti Bogdani.

Ish ministrja socialiste e integrimit Ermelinda Meksi thotë se palët duhet të punojnë që të paktën të arrihet afati i dhjetorit që opozita ka propozuar për të shtruar rrugën e dialogut mes palëve, periudhë kohore që sipas saj i jep vendit një tjetër shans për të marrë statusin në pranverë, por adresimi për çertifikim nga ODHIR dhe komisioni i Venecias që kryeministri u ka bërë propozimeve të opozitës për dialog nuk të jep optimizëm për një dialog të afërt thotë deputetja socialiste.

“Këtu ka një lojë dinake të vazhdueshme të maxhorancës dhe duhet të dini që nuk mund të shkojë opozita tek ODIHR-i dhe te Venecia, prandaj e kërkon këtë. Sepse kjo është loja e kungulleshkave. Institucionalisht mund të shkojë vetëm komisioni. Opozita nëse kryeministri pranon propozimet e saj, po bëhet gati për amendime, për të cilat ai duhet të shprehet që i pranon”, tha Meksi.

“Pakti në vetvete është një arsye tjetër për të anashkaluar 12 pikat dhe 12 rekomandimet e BE-së. Një arsye tjetër për të humbur kohë, një artific i rradhës. Nqs këto dy vitet e fundit kishim bojkotin e parlamentit dhe bankat bosh në parlament, sot kemi opozitën që vjen në parlament, por nuk voton dhe thotë që ka 10 kushte, në një kohë që BE i ka bërë shumë të qarta 12 rekomandimet e tij dhe hajt të merremi me këto 12 rekomandime dhe më pas të shohim kushtet e z. Rama sepse politika nuk bëhet me kushte dhe integrimi europian i Shqipërisë dhe i shqiptarëve nuk duhet të jetë pjesë e kushteve”, u shpreh Bogdani.

Komisioni Europian pritet të japë të mërkurën opinionin për përparimin vjetor të vendit tonë, mbi të cilin merret edhe përgjigja për kërkesën e Shqipërisë për të marrë statusin e kandidatit, i refuzuar një vit më parë.

Rovena Moçka 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›