E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentinë, presidentja operohet me sukses

Presidentja e Argjentinës, Kristina Fernandez, ka kaluar me sukses operacionin e gjendrave kancerogjene të tiroideve, bëjnë të ditur mediat lokale.

Më herët bluzat e bardha kishin lajmëruar se 58-vjeçarja ka shanse të mira për një rikuperim të plotë, pasi tumori nuk është përhapur në zona të tjera të trupit. Ndërhyrja u krye në një spital të specializuar të kryeqytetit Buenos Aires.
 

Mediat e vendit latin shkruajtën të mërkurën se “ndërsa Kirchner pritet të përballet në një betejë të gjatë për jetën e saj, vendi është i bashkuar dhe lutet për të”, ndërsa përkrahësit e saj u mbledhën jashtë spitalit me mesazhet “Kristinë mbahu”.
 

E veja e ish-Presidentit të Argjentinës, Nestor Kirchner, fitoi një mandat të dytë në krye të shtetit me 40 milion banorë në tetor, ndërsa konsiderohet gjerësisht si një prej udhëheqësve më popullore ndonjëherë që ka drejtuar vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›