E Shtunë, 31 Tetor 2026

Campbell: SHBA dhe Kina, përparësi ndaj Koresë së Veriut

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për vendet e Azisë Lindore dhe Azi-paqësorit, Kurt Campbell, zhvilloi sot bisedime me zyrtarët të lartë kinezë në Pekin, lidhur me qëndrueshmërinë e Koresë së Veriut pas vdekjes së Kim Xhong Il-it.

Pas takimit me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme kineze, Campbell tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë përparësi të njëjta me Korenë e Veriut. Ai po ashtu i bëri thirrje të gjitha palëve në rajon “ta trajtojnë me kujdes situatën dhe të frenohen nga provokime të mundshme”.

SHBA i kanë kërkuar vazhdimisht Kinës, aleates më të afërt të Phenianit, të shfrytëzojë ndikimin e vet për të nxitur reforma demokratike në Korenë e Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›