E Enjte, 5 Nëntor 2026

Argjentinë, propozimi: Zemra e Maradonës, në Katar

Propozim i pabesueshëm nga Argjentina: të dërgohet zemra e Diego Armando Maradonës në Katar për Kupën e Botës. Zemra e Maradonës është aktualisht në Departamentin e Anatomisë Patologjike të Policisë Shkencore të Buenos Aires. Megjithatë, një agjenci reklamash, Bombay, me seli në Argjentinë, ka kërkuar të sjellë zemrën e Maradonës, i cili u nda nga jeta më 25 nëntor 2020, në Kupën e Botës 2022 në Katar. Kështu që të jetë ‘afër’ me kombëtaren, me kapitenin Messi.

“Kemi mësuar se zemra e tij është në një Prokurori. Kjo është një ide që na ka ardhur dhe duam që të gjithë të fillojnë ta dëgjojnë që ta ndajmë si argjentinas dhe të shohim nëse është e mundur. Ka shumë probleme teknike, ligjore dhe emocione rreth këtij projekti, por këtë do të kishte dashur Diego”, tha Javier Mentasti, promotori i fushatës. Zemra e Maradonës do ta shoqëronte kombëtaren e Argjentinës në hotelet e udhëtimit drejt Katarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›