E Enjte, 5 Nëntor 2026

Verstapen-Lëklerk, një histori rivaliteti

Pas Bahreinit, edhe në Arabinë Saudite, Verstapen e Lëklerk paralajmërojnë një tjetër sfidë midis tyre. Duket se të dy kanë lindur dhe janë rritur për këtë spektakël. Për duele emocionuese si ato që pamë në Bahrein, për të fituar, për të synuar botërorin por edhe duke lënë gjurmë. Të datëlindjes 1997,  të dy, e kanë nisur rivalitetin që në moshë të hershme. Rrugët që i çuan në Formula 1 ishin të ngjashme, por Verstappen eci përpara, pasi u lidh me Red Bullin kur ishte ende i mitur duke drejtuar një makinë të vërtetë njëvendëshe që në 2015.

Ndërsa Leclerc hyri në mesin e të mëdhenjve tre vjet më vonë, por si kampion i Formula 2. Ashtu si Max, përpara se të arrinte në ekipin e parë, ai u bë i njohur duke drejtuar një Sauber vetëm një vit. Derisa Ferrari të bëhej i tij në vitin 2019. Charles dhe Max kishin treguar tashmë se një gjeneratë e re dëshiron të përmbysë përfundimisht mbretërimin e Lewis Hamilton.

Më pas, ndërsa Red Bull i holandezit rritej vit pas viti, nuk ishte e njëjta gjë për Ferrarin e Leclerc. Por pas dy vitesh purgator, piloti nga Monako rikthehet sërish konkurrues. Trajektoret e tyre kryqëzohen sërish. Ata të dy kanë një makinë që ia vlen dhe janë të dy të pjekur dhe të gatshëm për dyluftime që kanë vërtet rëndësi. Kaq të ndryshëm si karaktere, por të drejtuar me vendosmëri drejt të njëjtit qëllim, spektaklit dhe fitores.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›