Argjinatura e Bërdicës, komuna thirrje për ndërhyrje
Kryekomunari i Bërdicës Besnik Xhemal Brahimi i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të ndërhyjë sa më parë pranë harkut të Bërdicës pasi uji i lumit Drin është duke gërryer tokat bujqësore dhe në qoftë se do vazhdohet me këtë ritëm rrezikohet edhe rruga kryesore Shkodër- Lezhë.
Uji i lumit Drin prej disa muajsh ka nisur gërryerjen e tokave bujqësore pranë harkut të Bërdicës ndërsa situata është mjaft problematike prandaj nevojitet me çdo kusht ndërhyrja e institucioneve përkatëse për devijimin e rrjedhjes si dhe vendosjen e argjinaturave.