Gripi i stinës, vëlla e motër shtrohen në Urgjencën e Librazhdit

Vetëm një ditë pas vdekjes së 21-vjeçares Blerina Balla nga Librazhdi, dy persona të tjerë, vëlla e motër kanë mbërritur në orët e mbrëmjes së të martës në urgjencën e spitalit rajonal të Librazhdit.
Sipas informacioneve të dy personat e shtruar janë po nga i njëjti fshat i 21-vjeçares dhe kanë po të njëjta simptoma viroze gripi me ato të Blerina Ballës si temperaturë të lartë, të vjella dhe dhembje fyti.
Flutura dhe Fatos Allkja përkatësisht 19 dhe 28 vjeç janë shtruar në pavijonin e infektivit të spitalit të Librazhdit, ndërsa kampionet e tyre u janë dorëzuar ekspertëve të ISHP-së të mbërritur në Librazhd për të ekzaminuar shkaqet e vdekjes së 21-vjeçares Blerina Balla.
21-vjeçarja Blerina Balla, banuese në Komunën Qendër në Librazhd ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Elbasanit nga shkaqe ende të paqarta, ndërsa organet kompetente kanë nisur hetimet për ngjarjen.