Argjinatura e re në Shëngjergj mbron tokën bujqësore nga gërryerja

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Investimet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit në fshatin Shkallë në Shëngjergj kanë rritur sigurinë për tokat bujqësore dhe shtëpitë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, tha se, argjinatura e re me gabione përgjatë 1100 metrave në lumin Erzen i ka dhënë fund përmbytjeve në zonë.
“Kjo argjinaturë mbron rreth 6 ha tokë bujqësore nga gërryerja”, bëri të ditur Denaj.
“Ky investim fuqizon fermerët dhe garanton një të ardhme më të qëndrueshme për bujqësinë dhe prodhimet “Made in Albania””, u shpreh Denaj.
Investimet në vepra që mbrojnë tokën bujqësore u japin dorë fermerëve të mbrohen nga fenomenet natyrore dhe të rrisin prodhimin. /r.e//j.p/