E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han: Kundër Maltës luajmë për fitore

Tiranë - Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Ari Han, në një konferencë për shtyp në ambientet e Federates Shqiptare e Futbollit zbuloi 19-shën me të cilën do të luftojë për fitoren diten e mërkurë mbrëma në kryeqytetin e Maltës.

Në një analizë për vitin 2008 ai e quajti pozitive ecurine e skuadres, duke theksuar se do të kërkojnë të njëjtën ecuri edhe për këtë vit gjatë ndeshjeve eleminatore per boterorin 2010.

Mungesën e lojtarëve kyç të mesfushës, Lorik Cana dhe Altin lala, për shkak të dëmtimeve, Han e konsideroi si të rikuperushme, pasi, sipas tij, ekipi ka edhe kualitete të tjera të cilët mund të përmbushin plotësisht detyrat që u jepen.

Të besuarit në sulm do të jenë edhe njëherë dyshja Bogdani-Salihi. Sipas trajnerit Han ecuria jo e mire e tyre në kampionatet respektive s’do të thotë se nuk do të kenë efikasitet në detyrën e dhënë.

”Jam i sigurt qe po të luanin në kampionatin shqiptar, të dy këta lojtarë do të kishin shënuar më shumë gola. Ne duhet të njohim edhe kualitetin e kampionateve ku ata luajnë”, theksoi ai.

Han deklaroi edhe njëhjerë se synimi i ekipit kombëtar në Maltë do të jetë marrja e tri pikëve.

“Ne shkojmë për fitore, por ecuria e ndeshjes mund të sjellë të papritura, në futboll janë të pranueshme të trija rezultatet”, përfundoi trajneri i kombëtares Ari Han.

/Gert Sallaku/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›