E Diel, 1 Nëntor 2026

Muça e Josa, kandidatë për DinamonTë dy emrat e lakuar i lidh një e kaluar bardheblu, madje të dy si lojtarë e trajnerë kanë dalë kampionë me Tiranën: Muça, 3 herë kampion me Tiranën si trajner, Josa, 1 herë po me këtë ekip si teknik.

Trajneri i njohur dhe ish-sekretari i Tiranës, Shkëlqim Muça, i cili së fundi është duke bërë analistin sportiv në emisionin sportiv “Procesi sportiv” në televizionin “Top Channel” mund të jetë trajneri i ri i Dinamos, pas vetëlargimit të kroatit Zlatko Daliç.

Sipas gazetës sportive shqiptare “Panorama Sport”, që citon burime pranë presidentit të Dinamos, Besnik Sukaj, Muça duket i favorizuari, por “Sport ekspres” ka hedhur në treg si trajner të Dinamos edhe Mirel Josën e shkarkuar nga Elbasani.

Të dy emrat e lakuar i lidh një e kaluar bardheblu, madje të dy si lojtarë e trajnerë kanë dalë kampionë me Tiranën: Muça, 3 herë kampion me Tiranën si trajner, Josa, 1 herë po me këtë ekip si teknik.

E Premte, 06 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›