Gjykata fal babain e bombës atomike
Islamabad - Shkencëtari i njohur i bombës atomike, Abdul Qadeer Khan, është falur nga një gjylatë pakistaneze. njoftoi avokati i këtij të fundit. "Gjykata e Lartë e shpalli Khanin një qytetar të lirë'', tha sot avokati i tij Iqbal Jaffry, citon Reuters. Edhe më parë, në vitin 2004, Khan, i konsideruar nga shumë pakistanezë si babai i bombës bërthamore, u fal, por u vu në arrest shtëpie nga presidenti i asaj kohe, Pervez Musharraf, menjëherë pasi pranoi në një intervistë televizive se u kishte shitur sekrete bërthamore Iranit, Koresë së Veriut dhe Libisë.