E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han i "ofron" para gjyqtarit kinez

Ish-trajneri i Kombetares shqiptare, Ari Han, vazhdon të konfirmohet si një personazh negativ. Pas një periudhe të gjatë pa punë, holandezi u emërua te Çongqing në Superligen kineze, por edhe aty është shfaqur karakteri i tij problematik.
Vetëm pak sekonda pasi ekipi i Han shënoi golin e avantazhit 3-1, arbitri akordoi një penallti të diskutueshme për Guoan.
Pas këtij episodi, "tulipani" iu afrua gjyqtarit të katërt dhe duke nxjerrë një tufë me 100 juan (16.6 dollare amerikane) bërtiti: "A doni para?" Për fatin e tij kundërshtaret e humbën penalltinë dhe në fund Çongqing fitoi 3-2, por sjellja e Ari Han nuk u kalua lehtë nga Komisioni i Disiplines ne Federaten Kineze (CFA). Trajneri u pezullua me tri javë nga te gjitha aktivitetet për këtë veprim dhe u gjobit me 15000 juan (2500 dollare).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›