E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi nuk dorëzohet për italianin Andrea Pirlo

Sipas raporteve të fundit të tabloidit “Daily Mirror”, klubi i Abramoviçit ka në dispozicion një ofertë prej 12 milionë eurosh, plus futbollistin peruan Klaudio Pizarro, të cilin Milani mund ta përdorë për blerjen e kërkuar me insistim nga trajneri Leonardo, Luis Fabianon.   

Mediat italiane raportojnë se klubi milanez mund të afrojnë mesfushorin malian të Realit, Mahamedu Diarra, për të mbushur boshllëkun e Pirlos. 28-vjeçari Diarra para se të kalonte në radhët e madrilenëve është aktivizuar me skuadrën e Lionit në kampionatin francez.

Ndërkohë, presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni pritet të takohet sot me administratorin Adriano Galiani dhe teknikun Leonardo për të biseduar hollësisht rreth afrimeve të që priten të bëhen.

Për repartin e mesfushës, veç Diarrasë, mendohet njëri nga këta: Hernanes (Sao Paulo), Kristian Ledesma (Lacio), Gaetano d’Dagostino (Udineze) dhe Çesk Fabregas (Arsenal).

Për repartin e sulmit janë vetëm dy alternativa, Luis Fabiano dhe Klas-Jan Huntelaar. Për repartin e mbrojtjes mendohet talenti i ri i Lacios, Lorenco de Silvestri.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›