Ari Han, larg zborit dhe talenteve
Aranit Muraci
Ne mungese te trajnerit Ari Han, i cili ishte ne Tirane pas Krishtlindjeve dhe para Vitit te Ri, ne nje vizite te zakonshme "flesh", eshte duke perfunduar ne Kamze nje lloj zbori i lojtareve shqiptare, qe luajne ne vende te ndryshme te Evropes dhe qe pretendojne te veshin ne te ardhmen fanellen kuqezi. Mungesa e vazhdueshme e trajnerit te pare te kombetares Ari Han, normale apo anormale, nuk komentohet fare nga drejtues te FSHF-se. Sipas zyrtareve te FSHF-se, emrat qe do te zbulohen ne zborin e radhes do te perfshihen me pare ne kombetaren U-19, ose ne kombetaren Shpresa. Me tej, ne varesi te lojes dhe paraqitjes, do te kalojne ne radhet e perfaqesueses se pare. Freskia e premtuar, per te cilen foli me shume buje trajneri Ari Han disa kohe me pare, nuk diskutohet as nga trajneri, as nga perfaqesues te tjere zyrtare te kombetares. Trajneri i stolit kuqezi kreu nje vizite formale ne fund te vitit dhe tani eshte ne pritje te ndeshjes se radhes, ndaj Maltes, per te vendosur ne lidhje me formacionin, i cili dihet qe eshte eksklusivitet i tij. Deri tani trajneri nuk ka vezhguar me imtesi kontingjentin e kombetares (lojtaret qe mund te jene pjese e kombetares ne ndeshjet e tjera dhe ata qe nuk kane justifikuar fanellen ne ndeshjet e shkuara) per te pare gjendjen e secilit dhe per te bere ndryshimet e duhura. Nderkohe ndeshja me Hungarine do te percaktoje edhe objektivin e trajnerit te kombetares sone. Keta te fundit duhet te grumbullojne gjashte pike ne ndeshjet e radhes, per te pretenduar se do te lene pas dy kundershtare, Malten dhe Hungarine. Kjo e fundit, sipas renditjes se FIFA-s ndodhet 35 shkalle me lart se Shqiperia ne klasifikimin e pergjithshem. Pavaresisht ketij treguesi, futbollistet kryesore dhe me eksperience te ekipit tone kombetar, shprehen se Shqiperia ka nje grup me lojtare cilesore, qe ne fund do te mund te lene pas hungarezet.