Koordinim i plote kunder prishesve te rendit
Lideret institucional te Republikes se Kosoves, Presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaci, zevendeskryeministrat Hajredin Kuci dhe Rame Manaj, ministri i Jashtem Skender Hyseni dhe ministri i Puneve te Brendshme Zenun Pajaziti u takuan dje me udheheqesit e mekanizmave te sigurise per te diskutuar gjendjen e sigurise ne vend. Ne takim u konstatua se eshte me se e nevojshme qe te vazhdoje koordinimi i plote i te gjithe mekanizmave te sigurise dhe institucioneve te Kosoves, ne menyre qe situata ne veriun e vendit, te mbahet nen kontroll dhe te parandalohen veprimet e atyre qe kane per qellim destabilizimin dhe krijimin e tensioneve ne vend. Pjesemarresit ne takim po ashtu, rakorduan se reagimi i perbashket i Policise se Kosoves, Policise se EULEX-it dhe forcave te KFOR-it ishte pergjigje adekuate ndaj provokimeve, per te nxitur tensione dhe destabilitet.