E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojne luftimet ne Rripin e Gazes, situata perkeqesohet

Mjeket palestineze thone se te pakten 40 vete u vrane nga nje sulm ajror izraelit mbi nje shkolle, qe administrohej nga Kombet e Bashkuara ne Rripin e Gazes. Sulmi ndodhi ne Xhabalia ne veri te Gazes. Shume vete ishin strehuar ne kete shkolle per t'iu shpetuar luftimeve. Palestinezet thone se afro 600 vete jane vrare qe prej fillimit te ofensive. Kryqi i Kuq Nderkombetar e ka pershkruar situaten ne Rripin e Gazes si nje krize humanitare shume te rende. Zyrtari i larte i Kryqit te Kuq, Pierre Kraehenbuh , tha se jeta per banoret palestineze te Gazes ishte bere e patolerueshme. "Pas dhjete dite operacionesh ushtarake te panderprera ne Rripin e Gazes, ajo me te cilen ne po perballemi nuk ka me te voglin dyshim, qe eshte nje krize humanitare e permasave te medha dhe qe ka shperthyer plotesisht. Jeta e banoreve te Gazes eshte bere e patolerueshme", tha zyrtari i larte i Kryqit te Kuq, Pierre Kraehenbuh. OKB thote se mijera palestineze jane larguar nga shtepite e tyre. Megjithate, kryeministri izraelit Ehud Olmert, gjate nje vizite ne qytetin Sderot, qe ka qene ne qender te sulmeve me raketa, tha se nuk do te bente asnje kompromis me sigurine e Izraelit. "Une nuk jam i gatshem te bej kompromise kur eshte fjala per ceshtjen e sigurise, as ketu as ne ndonje vend tjeter. Shpresoj qe askush te mos gabohet e te kete iluzione per vendosmerine, vullnetin dhe gatishmerine tone. Ne nuk duam qe te konfrontohemi, por nga ana tjeter nuk zmbrapsemi nga kercenimet", tha kryeministri izraelit, Ehud Olmert.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›