E Diel, 1 Nëntor 2026

Ari Han publikon listën, lihen jashtë 4 lojtarë

Nga Altin Latifi
Trajneri i kombëtares Ari Han ka bërë disa shumë ndryshime në listën me futbollistë që do të luajnë ndaj Azerbajxhanit më 19 nëntor. Tekniku holandez ka lënë jashtë 4 lojtarë, ku spikasin Hyka e Kapllani, të cilët nuk janë aktivizuar rregullisht në klubet e tyre. 

TIRANE- Trajneri i kombëtares Ari Han ka zbuluar listën me 20 futbollistë që do të ndeshen ndaj Azerbajxhanit në miqësoren e 19 nëntorit. Tekniku kuqezi ndryshe nga çfarë tha në vizitën e fundit në Tiranë, ka bërë disa ndryshime në ekip. Ai ka lënë jashtë futbollistë si Hamdi Salihi, Edmond Kapllani, Jahmir Hyka apo Andi Lila. Nëse Hamdi Salihi është i dëmtuar, shkak për mosthirrjen e Kapllanit e Hykës është aktivizimi i pakët i tyre në skuadrat respektive Karlsruhe e Mainc. Jashtë është edhe Andi Lila, që është përdorur shumë pak nga holandezi në takimet e para të grupit 1. Ndërkohë, janë disa lojtarë të rinj që do të provohen në këtë ndeshje. Han ka thirrur shkodranin Gilman Lika, që aktivizohet me Haxhetepen në Turqi. Mesfushori i majtë ka qenë nga lojtarët më të spikatur shqiptarë në këto muajt e fundit. Është thirrur gjithashtu edhe Xhevahir Sukaj, që do të plotësojë treshen sulmuese me Berishën e Bogdanin. Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, ajo është e njëjtë me futbollistët që kanë qenë edhe në takimet e para. Shqipëria do të luajë më 19 nëntor një miqësore ndaj Azerbajxhanit në Baku, një ndeshje që do të jetë testi i fundit para takimit me Maltën në shkurt. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›