Ari mbërriti në tokë nga hapësira përmes shiut meteorik
I gjithë ari dhe platini që ndodhet në tokë ka ardhur nga hapësira pas një shiu gjigant meteoritësh, që goditi tokën më shumë se 4 miliard vjet më përpara. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët e universitetit të Bristolit në Britani.
Ata thonë se kanë zbuluar se në tokë ka aq ar dhe platin sa do të mbulonte të gjithë sipërfaqen e tokës me një shtresë katër metra të lartë.