Martohen Barbie dhe Ken
Nga Express më 08 shtator 2011 në ora 12:22
Barbie dhe Ken u martuan ose të paktën vetëm në fantazinë e francezes Beatrice de Guigne.
Fotografja, e cila me fotoaparatin e saj ka bërë me qindra dasma, vendosi të organizojë një dasmë pak më ndryshe dhe krijoi fotografi interesante, të cilat e rrethuan botën. Në këto fotografi është treguar e gjithë përgatitja e dhëndrit dhe nuses së njohur, vetë ceremonia dhe festa.
“Gjëja më e rëndë ishte që t’i vendos të pozojnë si njerëz të vërtetë dhe të mbeten të drejtuar”, thekson Beatrice. “Çifti ishte njohur para 50 viteve (duken shumë të ri apo jo? ) Barbie ishte e lodhur nga pritja dhe e kërkoi Ken-in për burrë” – kështu kishte shkruar fotografja inventive para se t’i publikonte fotografitë. (Femina)