Ariana Cena, imazhi i agjencisë “TUI” në Gjermani
Modelja shqiptare, e cila jeton në Gjermani, Ariana Cena, është e zgjedhura e kompanisë gjermane të turizmit, “TUI”, si imazhi i tyre. “Tani më kanë ofruar një fotosesion për agjensionin turistik “TUI”, e cila është e mirënjohur në Evropë. Në shtator do të udhëtoj për në Turqi për këtë punë. Gjithashtu kam marrë ofertë të punoj për disa ditë në Milano, por pasi të kthehem nga Turqia”, theksoi modelja. Ariana akoma nuk ka realizuar pushimet, por së shpejti mendon të ndajë kohë edhe për pak argëtim.“Deri tani kam qenë e angazhuar me përgatitje të provimeve. Kështu që nuk kam qenë ende në pushim dhe si duket nuk më mjafton koha për një pushim sepse më kanë ardhur disa oferta të punës, të cilat nuk dua t’i refuzoj. Gjithmonë e kam preferuar më shumë punën se sa pushimin apo qejfin”, ka thënë Ariana, modejla me origjinë shqiptare. Bukuroshja shprehet se deri më tani nuk ka bërë kurrë plazh e zhveshur krejtësisht, por këtë gjë do ta bënte vetëm në ndonjë ishull e vetmuar. Ajo po ashtu thotë se “nudo” do kishte pozuar vetëm për bashkëshortin e saj.
2 Shtator 2010