E Diel, 1 Nëntor 2026

Isabella Rossellini në krye të jurisë të Festivalit të Berlinit



Aktorja dhe regjisorja Isabella Rossellini do të jetë kryesuesja e jurisë në Festivalin e Berlinit të vitit të ardhshëm, kanë njoftuar organizatorët. 58-vjeçarja, filmat e të cilës janë ‘Blue Velvet’ dhe ‘Ëild At Heart’ debutoi për herë të parë në Gjermani si regjisore në vitin 2008. Drejtori i festivalit Dieter Kosslick, gjatë bërjes publike të lajmit tha se Rossellini është një artiste e kompletuar. Festivali i Filmit në Berlin 2011 do të zhvillohet nga 10-20 shkurt. Anëtarë të tjerë të panelit të jurisë, të cilët do të vendosin se kush do të marrë Ariun e Artë ende nuk janë bërë publike emrat e tyre. Juria e këtij viti u drejtua nga regjisori i filmit Ëerner Herzog. Rossellini vajza e regjisorit Italian të filmit, Roberto Rossellini dhe yllit të filmit Ingrid Bergman, është regjisore e të ashtuquajturës Green Porno (Porno e Gjelbër), një serie të filmave të shkurtë mbi sjelljet seksuale të kafshëve.

2 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›