E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arianda si Joplin

Fituesja e çmimit Tony për rolin e saj në shfaqjen “Venus in Fur”, Nina Arianda, do të debutojë në film me rolin e rok-ikonës së viteve të 60’ta, Janis Joplin.

Filmi "Joplin" trajton muajt e fundit të jetës së këngëtares. Regjinë e filmit e nënshkruan regjisori Sean Durkin, filmi debutues i të cilit “Martha Marcy May Marlene” u lavdëruar shumë nga kritika dhe fitoi çmimin për regjinë më të mirë në Sundance Festival. Xhirimi filmit duhet të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas producentit, Peter Newman, Arianda do t’i këndojë në film të gjitha këngët e Janis Joplin.

Ndryshe, filmi bazohet në kujtimet e anëtarëve të grupit të Joplin, Big Brother and the Holding Company, dhe në koleksionin e letrave "Love, Janis", të cilat i publikoi motra e Janis, Laura, në librin e David Dalton "Piece Of My Heart".

Dalton ishte gazetari i revistës ‘Rolling Stone’ që udhëtoi me Joplin në gjashtë muajt e fundit të jetës së saj. Joplin vdiq nga mbidozimi me heroinë, në vitin 1970. Ishte vetëm 27-vjeçe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›