E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arie dhe pjese te veprave te Ismail Kadarese ne Hadrianopol



Mbremja muzikore, me titull "Ne gjurmet e Adrianit 2012? e shoqates "Arena Sferisterio" do te mbledhe sonte artistet shqiptare dhe italiane ne teatrin antik ku prej shtate vitesh punon nje mision arkeologjik i Universitetit te Macerata-s drejtuar nga Profesor Roberto Perna. Krahas arieve te njohura te operave; "Bohem", "Karmen", "Dasma e Figaros", "Don Xhovani", "Turandot", do te interpretohen edhe pjese te njohura shqiptare si "Lule Bore", "Per ty Atdhe" nga baritoni Gezim Myshketa dhe nga sopranoja Aurora Tirotta. Kuarteti i Harqeve te RTSH-se do te shoqeroje muzikantet italiane dhe do te luaje pjeset "Bilbili" dhe "Fjalet e qiririt". Pas muzikes do te vijohet me leximin e dy pjeseve nga veprat e Ismail Kadarese, "Kronike ne gur" dhe "Dantja i pashmangshem", si nje homazh ndaj qytetit te Gjirokastres dhe poetit me te famshem italian. Regjisor i kesaj shfaqjeje do te jete Francesco Micheli, drejtor artistik i grupit Sferisterio te Macerata-s, i cili, i prekur nga bukuria e ketij vendi, ka dashur shume te realizoje ketu nje nga veprat e tij. "Ne gjurmet e Adrianit 2012? do te ktheje sonte muziken dhe vallet ne skenen e magjishme te teatrit te qytetit antik te Hadrianopolit, ku do te mund te vihen ne pah rezultatet e germimeve te fundit, si dhe restaurimet e teatrit, realizuar fale Projektit REBED financuar nga Rajoni Marche dhe bashkerenduar nga Universiteti i Macerata-s, me pjesemarrjen e Institutit te Monumenteve te Kultures ne Tirane dhe ne Gjirokaster. Ne vitin 2010, Shoqata - nje nder Institucionet lirike italiane nga me te famshmet dhe prestigjiozet - vuri ne skene baletin kushtuar Perandorit Adrian me deshiren per te ringjallur e per t'i dhuruar serish komunitetit shqiptar teatrin e krijuar nga vete Perandori Adrian. Fale suksesit te kesaj veprimtarie, Shoqata Arena Sferisterio vendosi qe per nder te 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, te perserise nismen edhe ne vitin 2012. Ne kete aktivitet pritet te marrin pjese ministri i Kultures i Shqiperise, Aldo Bumci, keshilltari per Kulturen prane Kryeministrit Neritan Ceka, drejtori i Institutit te Monumenteve te Kultures, Apollon Bace, ambasadori i Italise ne Tirane, Massimo Gaiani, drejtoresha e Institutit Italian te Kultures, Fulvia Veneziani, si dhe arkeologet italiane te perfshire ne misionet e Hadrianopolit dhe Finiqit. Aktivitetit do t'i paraprije nje vizite ne Parkun e Butrintit dhe Finiqit gjate dites se neserme per te shkuar ne daten 15 ne Parkun e Antigonese dhe Hadrianopolit. Fundjava "arkeologjike" do te permbyllet te dielen me 16 shtator, me ndalesen ne Bylis.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›