Rama premton serish: Do ta votojme imunitetin
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka shpjeguar dje detajet e programit politik te opozites per zgjedhjet e ardhshme. Kreu i PS ka perseritur dhe qendrimin per votimin e imunitetit. "Opozita nuk mund te gjykohet si humbese kur ne Parlament Saliu ka votat, dhe kur s'ka asnje mundesi te imponohet me numra. Ne do ta votojme imunitetin", tha ai. Rama ka komentuar dhe motivet per perdorimin e rrjeteve sociale. Ai ka theksuar se "Twitter" eshte nje rrejt social dhe ne media e re, me ane te se ciles jep informacione ne kohe shume me te shpejte sesa ne nje konference per mediat apo ne nje deklarate per shtyp. Ne nje interviste dhene ne emisionin "Tonight Ilva Tare", Rama ka theksuar se ekonomia eshte nje nga sfidat dhe ceshtjet kryesore, ku opozita do te perqendroje fushaten dhe programin e saj. Kreu i PS-se ka folur dhe per ndertimin e koalicionit te majte. I pyetur per qendrimin e LSI-se, Rama u shpreh se PS nuk do te beje asnje aleance me forca qe jane ne qeveri. Ndersa ne lidhje per nje koalicion te mundshem me ish-presidentin Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu, Rama u shpreh se pozicioni i tyre eshte i paqarte. Ai u shpreh se, "Topi duhet te dale nga qypi dhe te flase qarte", pasi nuk mund te jete edhe kunder PD dhe kunder PS.
Perse perdorni "Twitter"? Ka pasur kritika nga mazhoranca?
"Twitter"-i s'eshte gje tjeter vecse nje media e re, permes se ciles kushdo mund te shprehe nje mendim dhe ne nje kohe shume te shpejte. Permes "Twitter"-it, une kam mundesi qe te shpreh nje opinion, nje informacion, gje qe nuk e arrin kurre, as ne nje konference per shtyp dhe as ne nje deklarate te shkruar. Per sa i perket te shkuares nuk ka sesi te konceptohet mjet komunikimi. Gjithe lideret e vendeve perendimore e shikojne "Twitter"-in si mjet te lire komunikimi, kurse sivellezerit e Gaddafit vazhdojne e rrine me ore te tera ne ekranet e televizionit publik dhe ne ekranet e televizioneve qe kontrollojne vete duke i folur njerezve per "mrekulline" qe ndodh.
A ka ngjashmeri fushata e sotme me ate te 2009-s?
Mund te kete ngjashmeri, dialogu me njerezit, komunitetin, eshte gjithmone dialog. Ne vazhdojme t'u tregojme shqiptareve se perse eshte e domosdoshme qe gjithsesi te marre pergjegjesine kryetari dhe duke marre pjese ne votime te largoje kete qeveri. Do te jete nje beteje fokusuar tek alternativa e rilindjes shqiptare. Fushata nuk ka nisur akoma, por sapo folem per gjerat kryesore.
Cdo te thote Shqiperia eshte grua?
Eshte zgjedhja e nje slogani qe organizatoret e procesit te rindertimit te Forumit te Gruas kane bere.
Po diskriminoni meshkujt?
S'eshte diskriminuese te thuash Shqiperia eshte grua, perkundrazi eshte diskriminuese te thuash Shqiperia i ka te gjitha te mirat.
Sa kompakte eshte PS?
Nuk shoh ndasi brenda PS, shoh nje PS perdite me te fokusuar dhe te motivuar tek qellimi i perbashket. Nje qellim qe duam ta ndajme me cdo qytetar te ketij vendi.
Kush jane bashkepunohet tuaj?
Une nuk kam bashkepunetore te ngushte dhe te gjere, une kam bashkepunetore te gjithe deputetet e PS, te gjithe te zgjedhurit ne kryesine e saj, te gjithe kryetaret ne rrethe dhe njesite vendore, ne bashki dhe komuna qe i ka kandiduar PS dhe i ka votuar populli ne komunitet dhe cdo socialist qe perpiqet per qellimin e perbashket.
Sa do te ndikoje ndryshimi i koniunktures se medias?
Ne sot kemi nje gjendje kur kemi nje bote mediatike mjaft te deformuar. Kemi nje TVSH qe paguhet me parate e cdo shqiptari, qe eshte pasqyrua e shemtuar e mungeses se lirise se cdo informacioni, ne funksion te himnizimit te Kryeministrit, ministrave etj. Dhe kemi median private qe ne pjesen me te madhe eshte e molepsur nga fijet e interesit qe e lidhin me barkun e pushtetit. Ne jemi opozita dhe media nuk ka cfare interesash te ndaje me ne, vec informimit ne menyre sa me transparente.
Cfare nenkupton "Rilindja Shqiptare"?
Rilindja nenkupton shkuljen e frikes nga shqiptaret, qe shqiptaret te flasin lirisht, te mendojne lirisht...
Keni premtuar se do te hiqni taksat e biznesit te vogel?
Kemi premtuar se do te heqim taksen e biznesit te vogel, te cilen biznesi i vogel e paguante ne masen 3% te xhiros deri para pak vitesh. Iu premtua pergjysmim i saj dhe iu shtua 10% njesoj si korporatat dhe u be subjekt i TVSH-se. Nese me degjojne ata qe votuan Sali Berishen per taksat, si tregtaret dhe si biznesmene te vegjel e dine sot se premtimin e Berishes e kane sot dy deri tre here me shume ne barre taksash. Ne do te vendosim nje sistem taksimi te ndershem. Jo ai qe shet buke te paguaje njesoj si ai qe fiton miliona dhe miliarda. Kjo eshte e patolerueshme ideologjikisht dhe e patolerueshme ne kushtet tona. Taksim i ndershem do te thote qe te paguhet aq sa fiton. Sot pastruesja e kryeministrise paguan me shume taksa se Sali Berisha. Une kryeministri i Shqiperise dhe deputetet e shumices do te biem dakord qe te jemi njerezit me te taksuar nder ata qe paguhen me parate e shtetit. Kemi eksperte vendas dhe te huaj qe po na asistojne dhe do te bejne qe te jete nje skeme me drejte e ndarjes se barres fiskale.
Do t'ia shtoni taksat biznesit te madh?
Nuk mendoj se eshte kjo. Une mendoj se biznesit te madh do t'i heqim nga zverku dhunen dhe kusarine e shtetit. Do t'i heqim taksen e korrupsionit dhe do t'i japim lirine te operojne me dinjitet. Nese kemi renie te fuqise blerese, kemi renie te shtreses se mesme, atehere kush do t'i bleje ato qe prodhon shtresa e biznesit te larte.
Z. Rama do ta hiqni TVSH e bukes?
Patjeter, kjo eshte e deklaruar. Ne do te merremi me cmimet si ky kryetari i Bashkise qe tha; me votoni mua se do te ul cmimin e bukes. Ne do te vendosim lirine ne themel, duke u dhene mundesi njerezve qe te gjenerojne energjie pozitive. Njerezit ndjehen te rrezikuar me buken e gojes. Ka turp me te madh sot ne 100-vjetorin e Pavaresise qe njerezit kercenohen me buken e gojes.
Ta leme propaganden...
Juve ju duket propagande. Ndersa mua me duket vetja i paafte per te shprehur ate qe ndodh ne vertet.
Pse duhet t'ju votojne ju?
E majta eshte forca qe pa asnje dyshim garanton lirine e tregut dhe lirine e konkurrences dhe te gjitha ato arsye qe tregu nuk i garanton. Per kete arsye, qytetaret do te na votojne ne dhe jo keta, qe s'jane te djathte, por te djathte arkaike. Qytetaret kane nevoje per cerdhe, spitale, infrastrukture dhe keto nuk i ben tregu.
Cili eshte qendrimi per privatizimin e "Albpetrol"?
Kemi qene qe ne fillim kunder skemes se privatizimit te "Albpetrol", e cila e zhvesh shtetin nga e vetmja pasuri qe ka Shqiperia, qe eshte nafta. Si ka mundesi te privatizohet ajo qe eshte ekskluzivitet i germimeve ne det. Ajo qe quhet zone ekskluzive ekonomike i jepet nje firme dhe privatizohet dhe e ardhmja. Sepse e ardhmja e energjise se Shqiperise kalon ne duart e privatit. Une nuk po flas pse po privatizohet, por si po privatizohet. Pse privatizon nje qeveri, per me shume efecience dhe te ardhura, dhe merr persiper qe ne vend te mbaje ne kurriz humbjet, te ndaje fitimet. Ne rastin konkret privatizohet e drejta e shtetit qe nuk e ka bere asnje vend tjeter.
Do ta anuloni kur te vini ne pushtet?
Ne do ta ndjekim deri ne fund dhe ka edhe disa elemente, per te cilet jemi ende jo plotesisht te informuar per vete oferten. Ne nuk e dime se cfare permbajne keto oferta qe eshte ne te vertete me e ulet se vlera e kesaj pakete. Kush ka marre para ne kurriz te publikut, do t'ia ktheje ato publikut, kush ka fituar para me djersen e tij, do t'i gezoje ato dhe do ta vendosim ne piedestal.
Do te ndryshojne modelet e bizneseve klienteliste, apo do jete i njejti stil kur te jeni ne pushtet?
Ndryshimi i vitit te ardhshem nuk do te jete ndryshimi i nje njeriu qe do te ulet ne karrigen e Kryeministrit, as qe do te ikin disa ministra dhe cdo vijne disa te tjere. Ndryshimi do te jete radikal ne permbajtjen e te qeverisurit dhe ne marredheniet e qeverise me publikut, ne marredheniet e shtetit me qytetaret, sepse perndryshe nuk mund te kete asnje shans per nje rilindje shqiptare.
Si do ta mbroni voten?
Ashtu si kunder vota u mbrojt me sukses ne disa bashki shume te te veshtira ku ne fituam ne 2012 dhe ashtu sikunder provoi dhe eksperienca e hidhur e Tiranes, ne duhet dhe do te pergatitemi per cdo qender votimi, qe jo vetem ta mbrojme si ne ato bashki ku u fitua, por edhe te nxjerrim ne votim aq shume qytetare qe, hajduti qe qimen e nderron po zakonin se nderron kurre, te mos mund te fuse duart.
Sot nuk jemi te bindur qe Rama do te vije ne pushtet?
Une di qe sot e gjithe diten Berisha nuk qeveris, sepse ka fituar, edhe pse ka vjedhur, sikunder nuk qeverisi ne 2005, sepse fitoi, por qeveris, sepse ka ne qeveri nje pjese, e cila iu bashkengjit dhe i dha shumicen. Sikunder ne 2005, nuk e mbrojti voten popullore, por shfrytezoi carjen e kampit. Berisha nuk ka qene asnje here shumice ne kete vend, ne kuptimin e votave.
Do te bashkepunoni me LSI-ne ne zgjedhje?
Ne nuk do te bashkepunojme me asnje parti qe eshte ne qeveri. Si mund te bashkepunojme me parti qe jane ne qeveri? Do te bashkepunojme me cdo parti qe do te bashkohet ne fronin per bashkimin e madh.
A ka marreveshje mes jush dhe Metes?
Si mund te kete marreveshje kur LSI eshte ne qeveri.
Po nese del?
Nuk eshte me nese. Kemi nje shprehje ne shqip kur behet fjale per "nese"...Ne vitin 2007 me LSI fituam me 300 vota, ne 2011 me 3 mije vota dhe keshtu me radhe ne shume qytete. Sigurisht qe ne jemi te gatshem te bashkepunojme me cdo force qe vendoset ne kampin opozitar. E ne rast se LSI do te bente kete, ne nuk do t'i perplasnim deren ne fytyre, nese do te largohet, por fitorja e zgjedhjeve te ardhshme nuk varet nga cfare do beje LSI, por nga cfare do te bejme ne, jo vetem ne aleance me partite, por ne aleance me ata qytetare qe s'kane me fuqi te sigurojne jetesen.
Pra, me ke do te hyni ne koalicion?
Me cdo parti qe do te shprehet prerazi dhe qartazi per largimin e Berishes dhe kesaj kaste.
A eshte Nano faktor?
Une preferoj te mos i pergjigjem kesaj pyetje, sepse duhet te flas per nje levizje qe s'i, ku eshte.
Po me Topin do te beni koalicion?
Bamir Topi duhet te dale nga qypi dhe te mos flase si miza ne qyp dhe te kuptoje se cfare mund te beje. Topi eshte i djathe dhe partia e tij eshte e djathte. Duhet ta ndaje, nese eshte nje loje, qe do te thote te marre votat e te djathteve per te shkuar me Saliun, apo jane alternative e qarte kunder pushtetit te sotem.
Problemi eshte qe nga ky pozicioni kunder qeverise dhe kunder opozites kane lindur paterica te qeverise. Historia na ka mesuar se kur dikush behet kunder qeverive dhe kunder opozites, ne fund kthehet ne paterice e qeverise pas zgjedhjeve. Kete Topi duhet t'ua garantoje njerezve.
Po me AK-ne e Spahiut?
Eshte e njejta gje duhet te ndaje pozicionin e tyre per njerezit. Une nuk kuptoj dot si mund te jesh ne opozite me Saliun dhe te besh opoziten e opozites. Kush eshte sot ne opozite me Saliun nuk mund te jete ne karrigen e Saliut, por me nje kapitull te vendit. Jemi ne kushtet kur ndodhemi para nje regjimi dhe nuk mund te kete qendrime as mish dhe as peshk.
Do ta votoni imunitetin?
Opozita nuk mund te gjykohet si humbese kur ne Parlament Saliu ka votat, dhe kur s'ka asnje mundesi te imponohet me numra. Ne do ta votojme imunitetin.
Do ta votoni pa kushte?
S'kemi thene ndonjehere qe s'do e votojme.