Vendimi per Xhaken ne Gjykaten e Durresit, 19 muaj i pazbardhur
Keshilli i Larte i Drejtesise dhe Ministria e Drejtesise urdheruan dje nisjen e nje inspektimi ne te gjitha shkallet e gjykatave per procesin ne ngarkim te Ilir Xhakjas. Institucioni konfirmoi dje per mediat se "vemendja do te perqendrohet ne vendimin e fundit te pafajesise se dhene nga Gjykata e Durresit, per te verifikuar plotesisht procesin". Kjo pasi vendimi i 9 shkurtit 2011 ne Gjykaten e Durresit, qe shpallte te pafajshem Ilir Xhakjen, nuk eshte zbardhur, duke penguar me tej ankimimin ne Apel, edhe pse prokuroria e kundershtoi kete vendim. Moszbardhja solli edhe lirimin e Xhakjas pas tejkalimit te afateve. Ka qene Gjykata e Durresit, e cila ka vendosur ta zhveshe nga te gjithe akuzat ne fillim te vitit 2011, duke rrezuar pretendimin e Prokurorise, e cila nepermjet perfaqesuesit te saj Vladimir Mara, ka kerkuar qe te denohet me 24 vite burg per akuzen e "vrasjes ne bashkepunim", te Qerim Malokut, ngjarje e ndodhur ne korrik te vitit 1998 ne Katundin e Ri ne Sukth dhe armembajtjes pa leje. Trupi gjykues i kryesuar nga Neritan Tabaku, i ka quajtur te pamjaftueshme provat dhe me 9 shkurt 2011, ka vendosur te deklaroje te pafajshem te pandehurin Ilir Xhakja. Pavaresisht kesaj, prokuroria e ka cuar ceshtjen ne Apel per te rrezuar pafajesine e gjykates, duke kerkuar te deklarohet fajtor i pandehuri Ilir Xhakja per dy akuza. Zedhenesi i Prokurorise se Pergjithshme, Plator Nesturi, i tha mediave dje se prej me shume se nje viti, Gjykata e Durresit nuk e ka zbardhur vendimin e pafajesise dhe prokuroria vendore ka bere apelim, pavaresisht ketij fakti pa arsye. Gjykata e Apelit konfirmoi gjithashtu dje se per Xhakjan nuk kishte shkuar vendim i zbardhur vitin e kaluar. Xhakja u arrestua me 6 korrik 2007 ne derdhjen e lumit Erzen bashke me 5 te tjere, po per kete vendim me akuzen e vrasjes. Vendimi eshte dhene nga Gjykata e Krimeve te Renda Tirane dhe Apeli i Krimeve te Renda, per te cilen dhe u arrestua. Por Xhakja e coi ceshtjen ne Gjykaten e Larte dhe kjo e fundit ne vitin 2009 e rikthehu ne gjykim ne Shkallen e Pare Durres, pasi, sipas nje klasifikimi te veprave penale te vitit 2004 ne Kodin Penal, nuk duhej gjykuar nga Krimet e Renda. Dhe pikerisht me 9 shkurt 2011 Gjykata e Durresit e shpalli te pafajshem per vrasje, duke e liruar Xhakjan ne sallen e gjyqit, meqenese vendimi nuk u zbardh sipas afateve.