E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vitin tjetër, regjistrimi i popullsisë

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë pritet të bëhet gjatë vitit të ardhshëm nga data 1 deri më 15 prill, kjo ka ardhur pas rritjes së angazhimit dhe dinamikës së Ministrisë Administratës Publike, ka thënë Edita Tahiri, që njëherë drejton këtë ministri.

Ajo këto komente i ka bërë gjatë të martën nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit për regjistrimin e popullsisë mes Ministrisë së Administratës Publike (MAP), Ministrisë e Ekonomisë dhe Financave (MEF) dhe Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë. Tahiri ka thënë se tashmë ka një vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por edhe të Kuvendit të Kosovës që regjistrimi të mbahet në pranverë të vitit të ardhshëm.

Ajo ka shprehur kënaqësinë që sot ka këtë memorandum mirëkuptimi lidhur me krijimin dhe implementimin e fondi të mirëbesimit multidonatoresh, fond ky që ka për qëllim të mbështes procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Ajo ka thënë se për këtë fond Qeveria e Kosovës merr përsipër 3.9 milionë euro, ndërsa Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian 2.5 milionë euro, kurse pjesa tjetër do të realizohet përmes partnereve të tjerë ndërkombëtar.

Po ashtu memorandumi specifikon që fondi do të menaxhohet nga një partner “Unopsi”, që do të këtë për obligim menaxhimin dhe implementimin e fondit, natyrisht me një mbikëqyrje të Këshillit Drejtues, ku marrin pjesë të gjithë aktorët, veçmas Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian.

Nga ana tjetër, Renzo Davidi ka thënë se ky fond ka një rëndësi të madhe për shkak se do të ndihmojë në regjistrimin e popullsisë.

“Memorandumi i mirëkuptimit, për të cilin do të nënshkruajmë tani, është për krijimin e fondit të mirëbesimit, është një element shumë i rëndësishëm për procesin e regjistrimit të popullsisë”, ka theksuar Davidi.

Ndërkaq, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala ka vlerësuar se regjistrimi i popullsisë është i rëndësishëm për shtetin e Kosovës.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në vend është bërë para 30 viteve dhe që nga paslufta është premtuar se do të ndodh një regjistrim, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe pas 11 viteve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›