E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia do të sfidojë Izraelin në GJND

Kjo është deklarata e fundit që paraqet më së miri marrëdhënien e tensionuar mes dy shteteve që kur komandot izraelite vranë nëntë shtetas turq pas ndërhyrjes së dhunshme në flotiljen e lirisë, 31 majin e vitit të kaluar.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, theksoi se Turqia nuk e pranon raportin e OKB-së i cili e quan bllokadën izraelite ndaj Gazës të ligjshme. Davutollu theksoi se Turqia do të nisë aksionin e saj ligjor në javët e ardhshme.

Komentet e ministrit turk, vijnë një ditë pasi ai vetë njoftoi se Turqia do të dëbojë ambasadorin izraelit pasi “Izraeli i ka çuar dëm të gjitha shanset e dhëna për pajtim”, pasi refuzoi të kërkonte falje.

Zv/ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Danny Ayalon, ngul këmbë se vendi i tij nuk ka pse të kërkojë falje dhe se ka bërë gjithçka për të evituar krizën diplomatike me Turqinë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-04 09:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›