Adelina Ismajli ende e pëlqyer
Që Adelina Ismajli nuk di të ndalet, këtë e dinë të gjithë, por që ajo është vazhdimisht në majë, këtë e dëshmon më së miri fakti që koncertet e saj janë më të popullarizuarat. Për ta vërtetuar këtë, mjafton të përmendim që në koncertin e saj më të fundit të mbajtur në Ulqin janë shitur plot 3800 bileta, si rrallëkush tjetër.
Në klubin “Royal” në Ulqin, ku këngëtarja ka performuar, nuk kanë munguar as skenat spektakolare dhe sigurisht shfaqja e këngëtares në formën më të mirë të saj. Kështu që nuk ishin vetëm ritmet e muzikës së saj që ndezën publikun, por sidomos edhe performanca e saj elektrizuese.
Pavarësisht se ka kaluar të 30-at, Adelina gëzon një formë trupore që do t’ia kishte zili çdo 18-vjeçare, ndaj jo më kot për çdo vit ajo shpallet ndër trupat më të bukur me bikini.
Ndërsa ka bërë publike datat e saj të koncerteve, mësohet se në Ulqin - ku Adelina gëzon statusin e të qenit “Qytetare Nderi” - këngëtarja do të performojë sërish më 5 gusht.