E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur të puth Angela...

Nga Express më 05 gusht 2011 në ora 09:36

Ajo nuk di të ndalet... Pas bujës që bëri me performancën e saj pa të brendshme në një ngjarje të rëndësishëm mode, një tjetër lajm vjen nga Angela Martini. Supermodelja shqiptare, që përfaqësoi Shqipërinë vjet në “Miss Universe”, është fotografuar duke u puthur me financuesin e kësaj gare, Donald Trump.

Ajo është pjesë e agjencisë së modeleve që supermiliarderi Donald Trump drejton dhe ndoshta puna në të njëjtën kompani i ka afruar më shumë. Takimi i tyre është bërë për t’i paraprirë “Miss Universe”-t të këtij viti, si dhe për të realizuar një set fotografik nën objektivin e fotografit zyrtar të garës, Fadil Berishës.

Siç duket në foto, reagimi i vajzës me ngjyrë që qëndron në krah të Anxhelës nuk është edhe fort normal.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›