E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arjan Beqaj nënshkruan me qipriotët e Ermis



Portieri i kombëtares shqiptare Arjan Beqaj ka nënshkruar me ekipin e kampionatit qipriot, Ermis.

Sipas mediave qipriote, 35-vjeçari nga Prizreni është prezantuar në skuadrën e re menjëherë pasi ka arritur këtë marrëveshje. Prej datës 1 shkurt, Beqaj do të jetë lojtar i lirë dhe do t’i bashkohet Ermisit.

Në gjashtë muajt e fundit ai ishte pjesë e Olimpiakos Nikozias, prej të cilëve u largua pas dëmtimit që pësoi. Në vend të tij Olimpiakosi afroi portierin tjetër shqiptar, Isli Hidi.

28 Janar 2011

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›