Mourinho dëshiron të kthehet në Angli

Jose Mourinho dëshiron të kthehet në Premierligë te Manchester United, Manchester City ose Chelsea. Mourinho u largua nga Inter në fund të sezonit të kaluar dhe pas ardhjes në Real Madrid disa herë ka shprehur adhurimin e tij për futbollin anglez.
“Kam vendosur të kthehem në Angli”, tha Mourinho për tabloidin britanik The Sun.
“Nuk kam asgjë të përgatitur për të ardhmen, vetëm dua të jem i lumtur në punën time. Nuk kam preferenca rreth Manchester United, Manchester City ose Chelsea. Vetëm dua të rikthej kënaqësinë. Nuk them se Premierliga është më e jashtëzakonshmja në botë, por është më e organizuara, luhet drejt dhe ka respekt të madh për kundërshtarët”, përfundoi ai.
Mourinho udhëhoqi Chelsean drejt titujve në Premierligë më 2005 dhe 2006, ndërsa spekulohet se do jetë pasardhës i Sir Alex Fergusonit në Old Trafford.