E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënohet me 2 plumba 9 mm në zarf gazetari Artan Hoxha



Drejtuesi i emisionit “Xhungël” Artan Hoxha është kërcënuar nga persona të panjohur dy ditë më parë. Hoxha ka deklaruar për “Top Story” se në adresë të tij ka ardhur një zarf me dy plumba 9mm, të njëjtët me të cilët u ekzekutuan tre personat gjatë demonstratës së opozitës më 21 janar.

Kërcënimi i Hoxhës ka ardhur pak ditë pasi ai zbuloi në televizionin pamje ekskluzive të vrasjeve të dy protestuesve, duke indentifikuar edhe gardistin që i qëlloi ata. “Kryeministri i vendit më ka kujtuar si çakallin e Sigurimit të Shtetit. I them kryeministrit se kur është rrëzuar regjimi komunist kam qenë vetëm 15 vjeç dhe s’mund të kem qenë bashkëpunëtor i tij. Gjithashtu, nga momenti kur publikova pamjet unë nuk mund të komunikoj lirisht me punonjësit e administratës shtetërore. Jam kërcënuar me telefon dhe më ka ardhur një zarf me 2 plumba 9mm, që përdoren nga Garda. E kam marrë si një mesazh që unë të mos dëshmoj ato që kam parë”, ka shtuar Hoxha.

28 Janar 2011

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›