Arka e shpuar e Noes
Kriza e fundit e mbijeteses se nje rrethi te tere eshte episodi i radhes i krizes se mbare shoqerise qe prej kohesh nuk qeveriset si duhet duke deshmuar pasojat deri ekstreme te joprofesionalizmit te mazhorances ne parandalimin amortizimin dhe administrimin e emergjencave civile.
Mekati njerezor dhe ndeshkimi hyjnor
Sot eshte momenti per te ndihmuar dhe lehtesuar koston e rikthimit ne normalitet te zonave te prekura nderkohe qe neser vjen radha e pergjegjesive teksa pertej forces madhore apo vullnetit te perendise kjo katastrofe mbetet ne thelb njerezore e ne radhe te pare qeveritare.
Rajoni i Shkodres eshte permbytur me shume se nje here brenda te njejtit vit duke deshmuar mosseriozitetin dhe indiferencen fatale qeveritare per vijimesine e fateve njerezore.
Nese veper e Perendise dikush duhet te marre persiper te shpjegoje cili eshte mekati qe te shlyhet kete qamet e se cila eshte garancia se ia vlen te luftosh me projekte mbrojtese nderkohe qe perkunder ketij fataliteti njeriu gjithnje e ka zbutur perendine ndaj te fajesosh kete te fundit per mekatin njerezor perben alibine e radhes te kesaj qeverie qe me cinizem dhe arrogance qyrkun e fajit per gjithcka ia var gjithkujt pervec vetes.
Absurdi i hyjnores sfumohet me rikonfirmimin po prej kesaj qeverie me projektet rreth Bunes e te tjera qe deshmojne se ishin mosveprimet e saj qe nuk e parandaluan kete tragjedine dhe ne skenen e krimit natyror nuk gjenden vecse gjurmet e gishterinjve te saj.
Solidaritet dhe pergjegjesi
Ajo cka verehet ne kete drame njerezore eshte administrimi kryesisht nga lart i fushates sensibilizuese per ndihme nderkohe qe faktoret e tjere nuk jane sa duhet prezent ne vemendjen e publikut. Solidariteti njerezor jo rralle pergojuar si reminishence socialiste mbetet gjest fisnik dhe sfida mbetet materializimi sa me efektiv per njerezit ne nevoje.
Krahas kanaleve qeveritare jo rralle te kritikuara me pare per mungesen e neutralitetit burokracine dhe efektshmerine e tyre te dobishme jane dhe kanalet alternative si OJQ formacionet politike media individe etj.
Publiku ka nevoje per akses per levrimin e fondeve dhe ndihmave por ai shpesh mungon apo nuk eshte i dukshem sa duhet. Rasti i Shkodres le te perbeje precedentin e nje standardi te ri te sensibilitetit njerezor dhe shoqeror ndaj atyre ne nevoje sepse Shqiperia eshte e mbushur me fate te dhimbshme qe presin ende doren e shtrire.
Pertej solidaritetit performanca e fondeve dhe e mjeteve shteterore per te perballuar situaten deshmon si pamjaftueshmerine ashtu dhe administrimin e manget te fondeve te emergjencave per te cilat taksapaguesit kane kontribuar rregullisht ndaj dhe presin vendimmarrje efektive dhe profesionalizem ne perballimin e ketyre situatave.
Shfaqjet e corganizimit spontanitetit apo amatorizmit qe verehen nuk lene vend per optimizem ne nje vend ku emergjencat jane shnderruar ne kronike. Pergjegjesia qeveritare nderkohe shkon pertej harkut te nje viti me lejimin e ndertimit te shtepive vend e pa vend ne zona potencialisht te rrezikshme.
Kjo bingo me fatet njerezore pertej mungeses se largpamesise shpreh dhe cinizem qeveritar qe per nje zone bastion te saj lejoi apo mikloi per hir te interesave te ngushta elektorale iniciativen e levizjes pa kriter ne emer te nje shansi ne jete duke mos paralajmeruar dhe ndaluar ne emer te shenjterise se jetes dhe prones aq te kercenuara sot.
Kriza te ketyre permasave me implikime serioze ne jeten e qytetareve deshmojne nevojen per balancimin e politikave te djathta dhe te majta ne shoqeri per te krijuar permes politikave te drejta te taksave fondet e strukturat e nevojshme per perballimin e emergjencave jo ne emer te interesave elektorale por te respektimit te jetes dhe prones se cdo qytetari qe askush te mos ndjehet i braktisur ne vendin e tij.
Sfida e sigurimit te prones
Ndonese atribut i sektorit privat dhe zgjedhjes se individit sektori i sigurimeve ishte nje tjeter deshtim qe kjo fatkeqesi evidentoi perballe nje shteti indiferent. Nderkohe qe nuk mund te imponoje lidhjen e kontratave te sigurimit si ne rastin e automjeteve shteti duhet te bente me shume per legalizimin ne kohe te pasurise dhe sensibilizimin e shtepiakeve per rreziqet eventuale sepse sot eshte pikerisht ai qe me parate e taksapaguesve do te rehabilitoje keta te fundit duke krijuar precedente absurde per nje shtet anetar te NATO nderkohe qe realiteti ka deshmuar rendom braktisje shteterore jo vetem per prona te vecanta apo individe te vecuar fatkeq por dhe per shtresa te tera te popullsise si te pastrehet ne shtepite e pronareve te mashtruarit ne firmat piramidale fshatra qe zhduken prej rreshqitjeve te tokes qytetaret qe paguajne fatura abuzive pensioniste me pensione lemoshe komunitete rome te margjinalizuara etj.
Mbijetese dhe reflektim
Shkodra ka nevoje per vemendje dhe respekt per te mos u vene me kurre ne kete pozicion kaq te veshtire per keta njerez kaq krenar.
Rrogat e funksionareve te larte nuk mund te zhbejne pergjegjesine ndaj tragjedise dhe nese duan vertet te ndihmojne te fillojne me nje ndjese per daljen e situates jashte kontrollit dhe me tej ofruar pasuri reale qe mund te disponojne perpara se te prekin ne seder dhe monopolizojne vullnetin dhe ndjenjat e te tjereve qe duan te kontribuojne ne menyren kohen dhe kanalin e zgjedhur prej tyre.
Nese pergjegjesia ka emer ajo duhet te pasohet me kosto politike penale dhe civile duke zhdemtuar moralisht dhe materialisht qytetaret qe besojne tek pergjegjshmeria dhe ndjeshmeria e shtetit te tyre.
Shkodra ka nevoje mbi te gjitha per zotimin solemn se permbytja per neglizhim njerezor nuk do te ndodhe me. Zgjidhjet e mira jane afatgjata dhe duhet te ndermerren se toku ndaj injorimi absurd i propozimeve te opozites nuk eshte sinjali duhur per Shkodren dhe nuk deshmon ndjesine e duhur te qeverise qe dhe ne deshtimin e saj refuzon me arrogance doren e shtrire duke vene pertej interesave te shoqerise ato elektorale te saj.
Pasketaj Shkodra nuk mund te jete e njejta perseri.
Papergjegjshmeria nuk duhet te perseritet me dhe pergjegjesia duhet te meritohet. Qytetaria shkodrane duhet ta thote fjalen e vet per hir te se ardhmes se saj dhe crrenjosjes se makthit te rikthimit te permbytjeve.
Ndonese per dy dekada voton ne shumice te djathten e cila nuseron vazhdimisht pavaresisht se konteksti politik nuk eshte ai i paraviteve 90 dhe rotacioni ne demokraci eshte rutine kosto oportune e zgjedhjes se saj kesaj radhe tejkaloi cdo cak. Shkodra meriton me mire dhe me shpejt.
Hapja ndaj alternatives politike dhe ndryshimi eshte progres dhe emancipim demokratik ndaj te cilit Shkodra eshte teper e ndjeshme. Ndryshim nuk do te thote domosdoshmerisht konvertim automatik drejt alternatives por sprovimin me standarde akoma me te larta te mbare forcave politike duke mos i dhene askujt avantazhin e mosdyshimit.
Perpara perkushtimit te verber partiak qendron besnikeria ndaj vetvetes dhe interesave te familjes shenjterine e te cilave shkodranet e dine sot me mire se kurre me pare.
Ne kete prag Krishtlindjeje dhe kapercimit te viteve kjo eshte vertet ora e dhimbjes se Shkodres qe perjetohet ne mbare vendin por eshte dhe ora e sproves se saj per te rikonfirmuar qetesine besimin maturitetin dinjitetin optimizmin dhe dashurine per jeten ne emer te nje neserme me te sigurt.