E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Oketa eshte shprehur qarte dhe me kurajo politike

/ /

Ne nje interviste per emisionin Top Story ne Top Channel te gazetarit Sokol Balla ai flet gjithashtu per krizen politike dhe debatin mbi Piramiden.
Megjithate ne Parlamentin shqiptar ka ndodhur edhe me keq se kaq. Po marr nje shembull shume konkret ate te votimit te Ligjit per Pronat kur nga deputete te vete mazhorances ka pasur reklamime sic eshte zoti Oketa reklamime te hapura per nje votim le te themi te manipuluar. Pra shkon me tutje se kaq. Duket se ky sistem po prodhon mosfunksionalitet te institucioneve te rendesishme sic eshte vete Kuvendi.
Sistemet jane te provuara. Une nuk e shikoj defektin tek sistemet
Atehere ka ose sisteme te gabuara ose fajin e kane individet qe e zbatojne
Une mendoj se eshte nje lloj interpretimi i sistemit. do individ ka pergjegjesine e vet. Une nuk deshiroj te futem ne komente te cilat sme takojne ti bej por nese bej nje vleresim
duhet ti mbetet dikujt pergjegjesia gafa politike apo jo
Po natyrisht.
Smund te kete faj jetim ne rast te tille.
Parlamenti funksionon mbi bazen e rregullave specifike per Parlamentin. Ju siguroj qe sot ketu mund te flas me shume per Parlamentin nga eksperienca sesa per Presidencen
Sidomos per kohen kur ju keni qene kur debati ose dialogu politik funksiononte ne menyre perfekte.
Parlamenti ka rregulla shume te qarta. Vertet nuk ka nje ligj qe te rregulloje Parlamentin por ka nje rregullore qe rregullon Parlamentin dhe aty eshte detyrimi i mazhorances dhe i opozites qe te korrigjojne njera-tjetren. Pra opozita ne Parlament ka detyrimin qe nese dicka nuk shkon ta beje prezent dhe cdo institucion ketu monitorohet. Pra edhe ne rastin konkret pa u futur ne raporte qe nuk i takojne Presidentit mund te them qe i takon cdo anetari te Parlamentit qofte dhe zotit Oketa qe eshte shprehur pra shikoj patjeter nje kurajo politike dhe qytetare per te diskutuar per dicka ne menyre te hapur. Ketu nuk eshte problemi qe po fyhet dikush aq me shume qe eshte detyre e strukturave parlamentare per ta monitoruar procesin sepse jane ata qe jane sovrane ata jane perfaqesues te vullnetit te sovranit qofte per te marre vendime te rendesishme te karakterit politik dhe legjislativ qofte per te rregulluar menyren e komunikimit midis tyre. Me shume se kaq Presidenti nuk mund te beje analize sepse jane ceshtje qe u takojne ne menyre ekskluzive te gjithe pjesetareve te politikes ne Parlament.
Meqe folet per kritikat e drejtperdrejta te ketij raporti ne fakt ky raport kishte dhe nje kritike te drejtperdrejte edhe ndaj jush.
Absolutisht po
E futem ne vlere absolute ishte nje kritike me shume pozitive pra nese e citoj korrekt ky raport ju permend ju per rolin e mosluajtur nje qendrim me shume pasiv sesa duhet i institucionit te Presidentit per te nderhyre me shume qe kjo te tejkalohej.
Po te jemi tekstuale nuk arriti te luaje rolin ne te gjitha rastet pra perifrazimi i kesaj eshte ndryshe
Une jam dakord me ju qe politika duhet te kete fjalen e saj por ne kete rast shpesh here eshte folur qe shumica ka kompleksuar ose ka tentuar te kompleksoje te ushtroje presion mbi Presidentin e Republikes qe ai te kryeje ne menyre funksionale rolin e tij pikerisht ne raste te tilla sic jane dekretet tuaja per anetaret e Gjykates se Larte ose Kushtetuese. Ketu dicka nuk shkon.
Se pari duhet te kuptoni dhe besoj se e keni kuptuar qe nuk ka shans qe dikush apo shumekush te ushtroje presion larg ushtrimit te funksionit te Presidentit te Republikes.
Ndoshta nuk ka shans qe ju ti dorezoheni ketij presioni por qe dikush mund te ushtroje presion
Se paku perderisa Presidenti i Republikes eshte i motivuar te kryeje funksionin e tij kushtetues dhe ligjet qe percaktojne gjithe menyren e sjelljes se tij cdo presion qe mund te behet eshte i paperceptueshem nga Presidenti. Kjo ka qene arsyeja qe une kam bere dallimin midis sjelljes sime politike dhe institucionale. Ju vete e keni pare qe mund te kem qene shume pasionant per te diskutuar tema politike dhe kam qene shume i ftohte ne vendimmarrjet institucionale por kam thene qe sipas Kushtetutes cdo institucion mundet perderisa i eshte dhene kjo e drejte per te gjykuar dhe nuk kam bere komente e interpretime por kur dicka futet ne nje rrjete kronike pastaj nuk eshte domosdoshmeri ta thote Presidenti i Republikes. Ate e gjykojne njerezit e gjykon politika e gjykon media e gjykojne nderkombetaret dhe nga ky kendveshtrim perderisa une thashe qe me te tere elementet e vet raporti i Komisionit Europian eshte realist dhe objektiv gjej edhe percaktimin qe eshte bere per rastin konkret.
Kjo qe citova une...
Natyrisht nuk e cituat ju por ju citoni pikerisht ate qe ka thene Komisioni Europian. Une e kam reference te rendesishme te gjithe ate raport te Komisionit Europian. Madje edhe kur flitet per mua individualisht por edhe kur flitet per institucione te tjera.
Megjithate eshte e rendesishme ta degjojme nga ju per shembull drejtperdrejt. Cilat kane arsyet qe u refuzuan kaq shume ne menyre sistematike kandidaturat e gjyqtareve apo u perzgjodhen....
Nuk futem as ne konshiencen dhe as ne subkonshiencen e te tjereve.
shte ceshtje subkonshiente thoni ju
Nuk futem ne hollesi e kam fjalen per te gjitha menyrat e sjelljes qofte ne jeten institucionale qofte ne jeten politike qofte edhe private sepse nuk i paragjykoj te tjeret. Mendoj se eshte gjithcka pjese e nje komunikimi qe vjen nepermjet rregullave qe ka demokracia. Kjo eshte arsyeja pse ne themi se niveli i demokracise eshte ne kete stad apo ne ate stad. Me shume sesa eshte media e lire per ta interpretuar kete rol nuk mund te jete nje institucion. Edhe nese eshte nje institucion i lire ta beje mund ta beje ne interesat qe ka institucioni i tij mund te jete nje individ ndersa debati qe vjen nepermjet medias nepermjet analisteve te pavarur pata nje ndalese tek kjo fjale sepse te jesh i pavarur vertet duhet te jesh i tille por qe nepermjet analisteve te pavarur gjerat duhet te dalin sic jane realisht. Te jesh i pavarur do te thote te jesh vertet vetvetja te jesh i ekuilibruar te jesh nje studiues i mire i realitetit te shohesh si njeren pale ashtu dhe palen tjeter dhe tek e fundit te jesh interpret i nje interesi qe nuk eshte politik eshte nje interes i thjeshte qytetar.
Zoti President tju kujtoj nje cast tjeter te veshtire Ne muajin gusht ju u akuzuat nga shumica se shkelet Kushtetuten per tejkalim te qellimshem te afateve te zgjedhjes se kreut te Gjykates Kushtetuese. Si e pritet kete akuze
Perderisa isha ne ndergjegje te plote qe gjithcka ishte sipas Kushtetutes nuk beri ndonje efekt kjo akuze.
Shume vete ishin pak skeptike zoti President kur pane se kryetari i Gjykates Kushtetuese daljen e tij te pare publike e beri kur shkoi ne zyren e kryeministrit.
Mos e keqinterpretoni sepse detyra e medias eshte qe ta trajtoje realisht.
Po kjo pyetje ishte...
Ate e ka thene vete kryetari i Gjykates Kushtetuese. Ju mendoni se njerezit nuk do te komunikojne
Le te komunikojne por ai shkoi te kryeministri.
Natyrisht qe do te shkoje nese ka nevoje per buxhet per konsolidim te struktures ka nevoje per mjedise dhe patjeter kur e kerkon nevoja do te shkoje te komunikoje me te. E rendesishme eshte qe te mos paragjykohet qendrimi i tij i moralit te tij dhe i pozicionit si kryetar i Gjykates Kushtetuese. Duhet qe gjerat te kuptohen ashtu sic jane. Nuk ka mbetur per te deshmuar se ka shkuar ne zyre per te nenkuptuar se ai person do ti nenshtrohet vullnetit e shumices se eshte gabim. Ne po themi se sot njerezit duhet te jene pa asnje lloj kompleksi qe te takohen me njeri-tjetrin. Ende do ti kemi keto reminishenca nga ajo periudhe Shiko se ai ka dale nga burgu e mos e takoni Shiko se ai eshte me ate qendrim politik dhe mos e takoni
Dakord por kur karakteri i nje individi eshte nje vendimmarrje apo fuqi e madhe vendimmarrjeje natyrisht ky eshte nje ndikim te te gjithe. Per shembull debatin per Piramiden une e kam pare gjithashtu ne kete sens sesi mundet qe vullneti qofte edhe i nje shumice te tentoje te ndryshoje arkitekturen e qendres se kryeqytetit. E di qe eshte e veshtire se jeni Presidenti i Republikes por ku e vendosni ju veten ne kete debat te sforcuar deri diku me thene te drejten sipas meje.
Une kam bere komentet e mia per kete ceshtje. Nuk besoj se eshte shume e frytshme qe te rikthehemi prape per te demonstruar pikerisht pozicionin. Une kam thene kete Nese eshte e nevojshme dhe sigurisht qe eshte e nevojshme te kete nje godine te re per Kuvendin atehere te gjithe duhet ta mirepresim. Kete mund ta them duke e njohur shume mire nga brenda nevojen e nje Kuvendi funksional. Nuk eshte ceshtja sa estetik eshte edhe estetika ka ceshtjen e vet sepse nje gje qe behet nga e para natyrisht duhet te jete dhe estetike por ne radhe te pare ajo duhet te jete funksionale. Njerezit duhet te jene te arsyeshem per te pare nese eshte e nevojshme te behet. Une them se eshte e nevojshme qe Shqiperia te kete nje Kuvend model pastaj menyra e interpretimit menyra e vendimmarrjes duhet te jete patjeter nje vendimmarrje koherente nje vendimmarrje me nje lloj konsensusi duke pyetur gjithmone edhe specialiste te huaj. Une deri ketu e coj diskutimin tim sepse pavaresisht qe sot jam President i Republikes natyrisht nuk jam arkitekt.
A mund te quhet e vjeter nje Kushtetute vetem dymbedhjetevjecare
Mund te quhet e vjeter ne parim. Mund te quhet e vjeter ne parim edhe nje muaj mbrapa ne rast se nuk i eshte vene largpamesi. Nje ndryshim kushtetues mundet qe koha ta sjelle qe te vjeterohet shpejt. Une se kam fjalen per Kushtetuten qe kemi.
As une nuk ju pyeta per ate...
Sepse vertet Kushtetuta qe kemi ka nje bazament shume te mire por qe here pas here del e nevojshme qe te revizionohet. Kete nuk e them vetem une. Kete e thone shume vete edhe ata te politikes edhe konstitucionalistet ata qe jane marre vete me ndertimin e Kushtetutes pra nese koha raportet midis institucioneve kerkojne qe dicka te rregullohet dhe ne nje vakum te mbyllet nje marredhenie te permiresohet atehere perse jo Perse te mos ndryshoje Kete e ka ne dore sipas mekanizmave kushtetues e ka ne dore edhe politika por e ka ne dore edhe nje mase e caktuar njerezish. Por gjithmone ne i referohemi politikes sepse gjerat kur shkojne ne kete linje jane me pak te kushtueshme jane me pak traumatike jane me shume te mundshme per tu realizuar me cilesi dhe me shume te mundshme per te qene ne kohezion te gjere.
Ne fakt ne menyre te vazhdueshme Parlamenti aktual ia ka ulur fondet Prokurorise se Pergjithshme ia ka ulur fondet Prokurorise se Krimeve te Renda ia ka ulur fondet Sherbimit Informativ Kombetar dhe ne menyre po aq paralele zoti President eshte bere nje zbehje e punes se ketyre institucioneve. Pra une po e quaj ulje fondesh dikush mund ta quaje presion ndaj tyre.
Pse mendoni se jam i kenaqur ta degjoj kete Jam po aq i shqetesuar qe keto institucione nuk marrin fondet e duhura jo vetem per te ruajtur status quo-ne por jane institucione ku te gjithe ne referohemi per te pasur nje profil dhe nje performance me te mire. Askush nuk eshte i kenaqur ne rast se fondet ulen por nuk jane ato qe kerkohen. Te jeni i sigurt dhe mos prisni nje pergjigje aprovuese per ate qe ndodh. Jo Keni degjuar ndonjehere qe une te jem ankuar per fondet e institucionit te Presidentit
Qe dhe ato jane shkurtuar...
A keni degjuar Skeni degjuar Ndonese e perdora si argument nuk e thashe per tu ankuar. Pse Institucioni i Presidentit nuk eshte thjesht i atij qe qendron ne nje periudhe kohore ne nje institucion te tille. Institucioni i Presidentit sikurse cdo institucion tjeter duhet te shikohet me shume vemendje nga politika dhe institucione te tjera sepse ka angazhimet e veta ka detyrimet e veta patjeter qe ka edhe prezencen e vet institucionale ne raport me publikun me institucionet e tjera dhe me nderkombetaret. Kjo duhet te ndodhe edhe me institucionet e tjera. Ka nevoje qe ne rast se ne flasim sot per rikthim te domosdoshem ne standardet me te mira te shtetit te se drejtes duhet qe institucionet te cilat perballen me shumice me krimin ordiner por edhe me aspektet e korrupsionit duhet patjeter qe te mbeshteten ne ate qe kane kerkuar. Nuk besoj qe sot cilido te kete shansin te kerkoje luksin por domosdoshmerisht duhet te marre ate qe i jep atij mundesi qe te ushtroje aktivitetin e tij normal.

ERALD KAPRI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›