Obama uron shqiptarët për festën e Pavarësisë
Presidenti amerikan Barak Obama ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë. Përmes një mesazhi urimi, Obama i ka shprehur urimet e përzemërta të gjithë shqiptarëve që këtë të shtunë festojnë një ditë shumë të rëndësishme. "Këtu në Amerikë, ata që kanë rrënjë shqiptare janë një pjesë e rëndësishme e këtij vendi"- thuhet në mesazhin e presidentit amerikan, duke uruar më tej vazhdimin e marrëdhënieve miqësore mes SHBA-së dhe Shqipërisë.